AEG HRB32310CB User manual

USER
MANUAL
HRB32310CB
Udhëzimet për përdorim 2
Ръководство за употреба18
Upute za uporabu 35
User Manual 51
Kasutusjuhend 67
Benutzerinformation 82
Οδηγίες Χρήσης 99
Használati útmutató 116
Lietošanas instrukcija 132
Naudojimo instrukcija 148
Упатство за ракување 164
SQ
BG
HR
EN
ET
DE
EL
HU
LV
LT
MK
Упутство за употребу 181
Navodila za uporabo 198
SR
SL

PËR REZULTATE PERFEKTE
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar
performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në
thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini
pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së
problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në
dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................................2
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................................5
3. INSTALIMI.......................................................................................................................7
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................................... 9
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................................... 11
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA.........................................................................................13
7. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................................13
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................................14
9. TË DHËNAT TEKNIKE..................................................................................................16
10. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................................... 17
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
2 SHQIP

papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
•Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit.
•Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
•Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja,
përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
•Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
•Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
•PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg pajisjes, gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet.
Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.
•Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
•Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
•PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
•PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj
mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
shkaktojë zjarr.
SHQIP 3

•Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose
me batanije kundër zjarrit.
•KUJDES: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një
pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të
lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një
mjet.
•KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e
shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
•PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
•Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk
duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund
të nxehen.
•Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
•Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
•Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja
është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti
lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga
furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit.
•Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
•PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të
përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të
cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e
përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në
pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të
shkaktojë aksidente.
4 SHQIP

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i
pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të
shkaktojë fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
• Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e
ajrit.
• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instaloni një
panel të veçantë prej kompensate,
material për bango kuzhine ose materiale
të tjera që nuk digjen poshtë pajisjes për
të parandaluar që të prekë poshtë.
• Paneli i ndarjes duhet të mbulojë
plotësisht zonën nën pianurë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë
ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta
nxehë shumë terminalin.
• Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
• Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
• Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja
ndaj goditjeve elektrike.
• Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit
të kabllos.
• Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen me prizat që gjenden pranë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike.
Kontaktoni me qendrën e autorizuar të
shërbimit ose me një elektricist për
ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që
SHQIP 5

vidhosen duhet të hiqen nga foleja),
salvavitat dhe kontaktorët.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
• Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe
veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara
përdorimit për herë të parë.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
• Mos e lini pajisjen të pamonitoruar gjatë
punës.
• Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
• Mos vendosni takëme dhe kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen shumë.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura
ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose për të mbajtur sende.
• Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga rrjeti
elektrik. Kjo bëhet për të parandaluar
goditjet elektrike.
• Kur e vendosni ushqimin në vaj të nxehtë,
ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni
flakën ose objektet e nxehura larg nga
yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to.
• Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund
të shkaktojnë ndezje spontane.
• Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
• Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në
një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
• Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehtë.
• Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja
mund të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
• Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
• Enët e gatimit prej gize ose alumini të
derdhur ose enët me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin xhamin/qeramikën prej
xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte
peshë kur duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e
gatimit.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo
nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera,
për shembull për ngrohje dhome.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se
ta pastroni.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
6 SHQIP

përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione
të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për
t'u informuar mbi mënyrën e duhur të
hedhjes së pajisjes.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet
në pjesën e poshtme të pianurës.
Modeli .......................................
PNC .........................................
Numri i serisë ...........................
3.2 PIanurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni
montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso
dhe në planin e punës, sipas standardeve në
fuqi.
3.3 Kablloja e lidhjes
• Pianura është e pajisur me një kabllo
lidhjeje.
• Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar
elektrike, përdorni llojin e kabllos:
H05V2V2-F që i reziston një temperature
prej 90°C ose më të lartë. Flisni me
Qendrën lokale të Shërbimit.
3.4 Montimi i izolimit - Instalimi lart
1. Pastroni syprinën rreth zonës së prerë.
2. Ngjisni shiritin e dhënë hermetizues 2x6
mm rreth fundit të poshtëm të pianurës
rreth fundit të jashtëm të qeramikës së
xhamit. Mos e tendosni atë. Sigurohuni
që skajet e shiritit hermetizues të gjenden
në mesin e njërës anë të pianurës.
3. Shtoni disa milimetra gjatësi kur të prisni
shiritin hermetizues.
4. Bashkoni dy skajet e shiritit hermetizues
së bashku.
SHQIP 7

3.5 Montimi
min.
50mm
min.
500mm
270+1mm
R 5mm
min.
55mm
490+1mm
min.
28 mm
min.
12 mm
min.
20 mm
1 2
3
8 SHQIP

3.6 Instalimi i më shumë se një
pianure
40-50 mm
50 mm
55 mm
30 mm
min. 500 mm 490 mm
270 mm
2
0
+
2
0
+
www.youtube.com/electrolux
www.youtube.com/aeg
How to install your AEG Domino Gas
and Induction Hob - Worktop installation
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit
120/180
mm
120/180
mm
145 mm
1
1
2
1Zona e gatimit
2Paneli i kontrollit
4.2 Struktura e panelit të kontrollit
1 2 43 5 6 7
8910
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike
tregojnë se cilat funksione përdoren.
SHQIP 9

Fusha
e
sensori
t
Funksioni Komenti
1NDEZUR/FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.
2Bllokimi / Pajisja për sigurinë e
fëmijës
Për të bllokuar/zhbllokuar panelin e kontrollit.
3Pauzë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
4- Për të aktivizuar dhe çaktivizuar unazën e jashtme.
5- Ekrani i cilësimit të nxehtësisë Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
6- Treguesit e kohëmatësit në zonat
e gatimit
Për të treguar se për cilën zonë po vendosni kohën.
7- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
8- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
9 / - Për të shtuar ose pakësuar kohën.
10 / - Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
4.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi
Zona e gatimit është e çaktivizuar.
- Zona e gatimit është në punë.
Pauzë është aktive.
+ numri Ka një keqfunksionim.
/ / OptiHeat Control (treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 hapa): vazhdoni gatimin/mbani
ngrohtë/nxehtësia e mbetur.
Bllokimi / Pajisja për sigurinë e fëmijës vihet në punë.
Fikja automatike është aktive.
4.4 OptiHeat Control (treguesi i
nxehtësisë së mbetur me 3 hapa)
PARALAJMËRIM!
/ / Rrezik djegieje nga
nxehtësia e mbetur.
Treguesit tregojnë nivelin e nxehtësisë së
mbetur për zonat e gatimit që po përdorni
aktualisht. Treguesit gjithashtu mund të
ndizen për zonat e gatimit pranë edhe nëse
nuk po i përdorni ato.
10 SHQIP
Table of contents
Languages:
Other AEG Hob manuals









































