JUNO JDWK907S0 User manual

JDWK907S0
JDWK607S0
Udhëzimet
për përdorim
Aspirator
Ръководств
о за
употреба
Аспиратор
Upute za up‐
orabu
Kuhinjska
napa
Návod k
použití
Odsavač par
Brugsanvisn‐
ing
Emhætte
Gebruik‐
saanwijzing
Afzuigkap
User Manual
Cooker
Hood
Kasutusju‐
hend
Õhupuhasti
Käyttöohje
Liesituuletin
Notice d'utili‐
sation
Hotte
Benutzerin‐
formation
Herd-Abzug‐
shaube
Οδηγίες
Χρήσης
Απορροφητή
ρας
Használati
útmutató
Konyhai sza‐
gelszívó
Istruzioni per
l’uso
Cappa da
cucina
Қолдану
туралы
нұсқаулары
Пештің
сорғыш
қондырғысы
Lietošanas
instrukcija
Tvaika nosū‐
cējs
Naudojimo
instrukcija
Garų rinktu‐
vas
Упатство за
ракување
Аспиратор
Bruksanvisn‐
ing
Kjøkkenven‐
tilator
Instrukcja
obsługi
Okap ku‐
chenny
Manual de
instruções
Exaustor
Manual de
utilizare
Hotă pentru
aragaz
Инструкция
по
эксплуатаци
и
Вытяжка
Упутство за
употребу
Аспиратор
штедњака
Návod na
používanie
Odsávač pár
Navodila za
uporabo
Kuhinjska
napa
Manual de
instrucciones
Campana
extractora
Bruksanvisn‐
ing
Spisfläkt
Kullanma Kı‐
lavuzu
Davlumbaz
Інструкція
Витяжка

PËRMBAJTJA
Informacioni i sigurisë 2
Udhëzimet për sigurinë 4
Instalimi 5
Përshkrim i produktit 6
Përdorimi i përditshëm 6
Kujdesi dhe pastrimi 8
Zgjidhja e problemeve 9
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit
të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një
vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar
në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
•Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit.
•Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
•Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja,
përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
•Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
•Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
•Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë
kohës që ajo është në punë.
•Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
2

Siguria e përgjithshme
•Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi
pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
•Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik.
•KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë
përdorimit me pajisjet e gatimit.
•Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse
nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në
udhëzimet e instalimit.
•Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
•Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin
qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet
të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe
në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
•Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e
autoriteteve lokale.
•Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja
për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve të
padëshiruara që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose lëndë
të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
•Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar dhe
ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të
përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të
tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët
etj.).
•Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i
gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.
•Sigurohuni që të mos dëmtoni kabllot e rrymës. Kontaktoni
me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist
për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
•Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji,
instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që
lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha
polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet
e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e
3

shkëputjes duhet të përfshihen në instalimet elektrike sipas
rregullave të instalimeve elektrike.
•Mos gatuani me flakë nën pajisje:
•Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose
shpërthyese dhe avuj.
•Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të
parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
•Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë,
pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike
për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm
detergjente neutrale.
•Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj)
dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të
parandaluar rrezikun e zjarrit.
•Përdorni një pëlhurë ose furçë për të pastruar pjesën e
brendshme të pajisjes.
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Instalimi
PARALAJMËRIM! Rrezik
plagosjeje, goditjeje elektrike,
zjarri, djegieje ose dëmtimi të
pajisjes.
• Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Përpara instalimit të pajisjes, hiqni
gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat
reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
• Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e
ajrit në një vrimë muri, përveçse kur
vrima është projektuar për atë qëllim.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri
dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Nëse simboli ( ) nuk është i printuar
në pllakëzën e specifikimeve, pajisja
duhet të tokëzohet.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
4

shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e
papërshtatshme mund ta nxehë shumë
terminalin.
• Lidheni pajisjen në fund të instalimit.
Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i
arritshëm pas montimit.
Përdorimi
PARALAJMËRIM! Rrezik
plagosjeje, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime
gatimi. Mos e përdorni pajisjen për
qëllime të tjera.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
• Mbajeni flakën ose objektet e nxehura
larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit
dhe skuqjes.
• Mos përdorni skara elektrike të
pambuluara.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
mbështetëse.
• Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi
ose pajisje të ngjashme optike për të
parë direkt te drita e pajisjes.
Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM! Rrezik
plagosjeje ose mbytjeje.
• Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj
për t'u informuar mbi mënyrën e duhur
të hedhjes së pajisjes.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM! Referojuni
kapitujve për sigurinë.
Udhëzime për instalimin
Për informacion të plotë rreth
instalimit të pajisjes, referojuni
një manuali tjetër instalimi.
5

PËRSHKRIM I PRODUKTIT
Pamje e përgjithshme
2 3 41
1Paneli i kontrollit
2Llamba
3Filtri
4Kapaku i filtrit
Përmbledhje e panelit të kontrollit
1 2 3 4 5 6 7 8
1Ndezja/Fikja
2Shpejtësia e parë e motorit
3Shpejtësia e dytë e motorit
4Shpejtësia e tretë e motorit
5Shpejtësia maksimale e motorit
6Kujtuesi i filtrit
7Funksioni “Hob to Hood”
8Llamba
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Përdorimi i aspiratorit
Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar
sipas tabelës më poshtë.
Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.
Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi,
skuqjes së lehtë.
6

Gjatë zierjes, skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak,
gatimit në disa zona ose vatra gatimi.
Gjatë gatimit, skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në
lagështi të madhe. Aspiratori punon me shpejtësi maksimale. Pas 6
minutash pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm.
Rekomandohet që ta lini
aspiratorin në punë për rreth 15
minuta pas gatimit.
Paneli i kontrollit është fushë
me sensor. Prekni simbolet për
të aktivizuar funksionet.
Për të përdorur aspiratorin:
1. Ndizeni pajisjen duke shtypur butonin
.
Funksionet janë gati për t’u aktivizuar.
2. Për të aktivizuar funksionin, prekni
simbolin.
Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish
butonin .
Funksioni “Hob to Hood”
Është një funksion automatik i cili lidh
pianurën me një aspirator. Si pianura
ashtu edhe aspiratori kanë një
komunikues me rreze infra të kuqe.
Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet
automatikisht në bazë të cilësimit të
modalitetit dhe temperaturës së enës më
të nxehtë në pianurë. Mund ta përdorni
gjithashtu ventilatorin duke përdorur
manualisht pianurën. Funksioni mund të
aktivizohet nga paneli i pianurës.
Për më shumë informacion
rreth mënyrës së përdorimit të
funksionit, referojuni manualit
të përdoruesit për pianurën.
Aktivizimi i Shpejtësisë
maksimale të motorit
Kur shtypni butonin , Shpejtësia
maksimale e motorit fillon të punojë për 6
minuta. Pas kësaj kohe, pajisja kthehet në
cilësimet e mëparshme të shpejtësisë.
Kur funksioni është aktiv,
treguesi i alarmit të filtrit
ndizet (i bardhë).
Kur funksioni është i aktivizuar,
prekja shtesë mbi butonin
nuk ka asnjë efekt.
Aktivizimi dhe çaktivizimi i
njoftimit të filtrit
Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të
pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni
filtrin e yndyrës. Treguesi i filtrit ndizet
(i kuq) për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës
duhet të pastrohet. Treguesi i filtrit
pulson (i kuq) për 30 sekonda nëse filtri i
karbonit duhet të ndërrohet ose të
pastrohet.
Referojuni alarmit të filtrit te
kapitulli “Kujdesi dhe pastrimi”.
1. Ndizni panelin e kontrollit
2. Sigurohuni që ikonat të jenë fikur.
3. Për të aktivizuar ose çaktivizuar
njoftimin e filtrit të karbonit, prekni
butonin për 3 sekonda.
Nëse njoftimi i filtrit të karbonit
është i aktivizuar, ikona e filtrit
pulson (e bardhë) për 5
sekonda.
Nëse njoftimi i filtrit të karbonit
është i çaktivizuar, ikona e filtrit
mbetet e ndezur (e bardhë)
për 5 sekonda.
7

KUJDESI DHE PASTRIMI
Pastrimi i filtrit të yndyrës
Secili filtër duhet të pastrohet të paktën
një herë në muaj. Filtrat montohen me anë
të kapëseve dhe kunjave në anën e
kundërt.
Për të pastruar filtrin:
1. Tërhiqni kapakun për ta hapur.
1
2. Shtypni dorezën e kapëses së
montimit në panelin e filtrimit poshtë
aspiratorit (1).
1
2
3. Anojeni lehtë pjesën e përparme të
filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni.
Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë
filtrat.
4. Pastrojini filtrat duke përdorur një
sfungjer me detergjente jo gërryese
ose në një lavastovilje.
Lavastovilja duhet të vendoset
në temperaturë të ulët dhe cikël
të shkurtër. Filtri i yndyrës
mund të çngjyroset, kjo nuk ka
ndikim te performanca e
pajisjes.
5. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy
hapat e parë në rendin e kundërt.
Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse
aplikohet.
Ndërrimi i filtrit të karbonit
Filtri i karbonit duhet të ndërrohet nëse
alarmi i filtrit është i aktivizuar.
Referojuni alarmit të filtrit në
këtë kapitull.
Koha e ngopjes së filtrit të karbonit
ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe
sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës.
PARALAJMËRIM! Filtri i
karbonit NUK mund të lahet!
Filtri nuk mund të rigjenerohet!
Për të ndërruar filtrin e karbonit:
1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të
yndyrës” në këtë kapitull.
2. Rrotullojeni filtrin në drejtim të
akrepave të orës (1) dhe më pas
tërhiqeni (2).
1
2
Për të montuar sërish filtrat, ndiqni hapat
në rendin e kundërt.
Alarmi i filtrit
Referojuni aktivizimit dhe
çaktivizimit të alarmit të filtrit në
kapitullin “Përdorimi i
përditshëm”.
Referojuni pjesës “Pastrimi i
filtrit të yndyrës” në këtë
kapitull.
8

Referojuni pjesës “Pastrimi i
filtrit të yndyrës” ose “Ndërrimi i
filtrit të karbonit” (në varësi të
llojit të filtrit).
Për të rivendosur kohën:
Prekni për 3 sekonda.
Ndërrimi i llambës
Kjo pajisje është e pajisur me një llambë
LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm
nga një teknik. Në rast keqfunksionimi
referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli
“Udhëzimet e sigurisë”.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM! Referojuni
kapitujve për sigurinë.
Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni
pajisjen.
Pajisja nuk është e lidhur
me furnizimin me energji
ose nuk është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pajisja
është lidhur siç duhet me
rrjetin elektrik.
Nuk mund ta aktivizoni
pajisjen.
Është djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i
keqfunksionimit është
siguresa. Nëse siguresa
digjet vazhdimisht,
kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llamba nuk funksionon. Llamba është me defekt. Ndërroni llambën. Referojuni
kapitullit “Kujdesi dhe
pastrimi”
Pajisja nuk i thith
mjaftueshëm avujt.
Shpejtësia e motorit nuk
është e përshtatshme për
avujt që shfaqen.
Ndryshoni shpejtësinë e
motorit.
Treguesi i alarmit të filtrit
është aktiv.
Alarmi i filtrit është aktiv.
Filtri i yndyrës duhet të
pastrohet.
Referojuni alarmit të filtrit te
kapitulli “Kujdesi dhe
pastrimi”.
Treguesi i alarmit të filtrit
pulson.
Alarmi i filtrit është aktiv.
Filtri i karbonit duhet të
ndërrohet ose të pastrohet.
Referojuni alarmit të filtrit te
kapitulli “Kujdesi dhe
pastrimi”.
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e
mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në
riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike
dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e
shënuara me simbolin e mbeturinave
shtëpiake. Ktheni produktin në pikën
lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën
komunale.
9

СЪДЪРЖАНИЕ
Информация за безопасност 10
Инструкции за безопасност 12
Инсталиране 13
Описание на уреда 14
Всекидневна употреба 14
Грижи и почистване 16
Отстраняване на неизправности 17
Запазваме си правото на изменения.
ИНФОРМАЦИЯ ЗА БЕЗОПАСНОСТ
Преди монтирането и употребата на уреда внимателно
прочетете предоставените инструкции. Производителят
не е отговорен за наранявания или повреди в резултат
на неправилна инсталация или употреба. Винаги дръжте
инструкциите на безопасно и лесно достъпно място за
справка в бъдеще.
Безопасност за деца и лица в уязвимо положение
•Този уред може да бъде използван от деца над 8
годишна възраст, както и лица с намалени физически,
сетивни и умствени възможности или лица без опит и
познания, само ако те са под наблюдение или бъдат
инструктирани относно безопасната употреба на уреда
и възможните рискове.
•Деца между 3- и 8-годишна възраст и хора с тежки или
комплексни увреждания трябва да се държат далеч от
уреда, освен ако не са под постоянно наблюдение.
•Деца под 3-годишна възраст трябва да се държат
далеч от уреда, освен ако не са под постоянно
наблюдение.
•Не позволявайте на деца да си играят с уреда.
•Дръжте всички опаковачни материали далеч от деца и
ги изхвърлете, както е редно.
•Пазете децата и домашните любимци далеч от уреда,
когато той работи.
•Деца няма да извършват почистване или поддръжка на
уреда без надзор.
10
This manual suits for next models
3
Table of contents
Languages:
Other JUNO Ventilation Hood manuals

JUNO
JUNO JDA3930E Technical manual

JUNO
JUNO JDF603E6 User manual

JUNO
JUNO JDK 4531 X Quick start guide

JUNO
JUNO JDF904E5 User manual

JUNO
JUNO JDL4530B Technical manual

JUNO
JUNO JDF603E5 User manual

JUNO
JUNO JDS3530B Technical manual

JUNO
JUNO JDK8420E Technical manual

JUNO
JUNO JDK 9582 X User manual

JUNO
JUNO JFC 90245 X User manual

JUNO
JUNO FHC62462WA User manual

JUNO
JUNO JDK9940S Technical manual

JUNO
JUNO JDK5535-EF User manual

JUNO
JUNO JFC 6620 X User manual

JUNO
JUNO AD6023WEL Technical manual

JUNO
JUNO JDWK606E5 User manual

JUNO
JUNO JDK7530E Manual

JUNO
JUNO JDIF906E5 User manual

JUNO
JUNO AD6023.1BEL Technical manual

JUNO
JUNO JDF603E9 User manual





















